Kryetari Ahmeti takoi sot Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike të Malit të Zi

Bashkëbisedim vëllazëror sot me ministrin e administratës publike të Republikës së Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin biseduam mbi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral mes vendeve tona që kanë një horizont të përbashkët, atë drejt Bashkimit Europian.

Ruajtja e stabilitetit rajonal dhe jetësimi i perspektivës më progresive mbi vlerat europiane janë qëllimet tona prioritare si dy vende anëtare të NATO-s.

Shpreha vendosshmërinë e shumicës parlamentare të vendit tonë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që janë mekanizëm i përforcimit të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve.

Përvoja e deritanishme negociuese e Malit të Zi me Bashkimin Europian padyshim se është pikë e vlefshme orientuese në rrugëtimit tonë europian.

https://www.facebook.com/photo?fbid=823577029136421&set=pcb.823577219136402
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…