50 milionë euro për modernizimin e bujqësisë: Ndërtim i qendrave blerëse – distributive dhe shfrytëzim më i madh i fondeve evropiane

Përmes Projektit për modernizimin e bujqësisë, i cili është pjesë e kornizës katërvjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore do të sigurohen 50 milionë euro për përmirësimin e fushës së bujqësisë, përmes krijimit të sistemit të distribuimit të prodhimeve bujqësore dhe ushqimit, ndërtimit të qendrave blerëse – distributive, trajnime dhe shërbime këshilluese për bujqit, shfrytëzimit më të madh të fondeve evropiane, si dhe krijimit të sistemit për mënjanimin e sigurt të nusprodukteve me origjinë shtazore. Kjo u theksua në konferencën e sotme për shtyp,  ku ministri i Financave Fatmir Besimi, drejtori i Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut Massimiliano Paolucci dhe ministri i Ministrisë së  bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Arjanit Hoxha  realizuan prezantimin e këtij projekti.Për financimin e Projektit për modernizimin e bujqësisë janë siguruar 46 milionë euro nga Banka Botërore dhe 4 milionë euro grant nga Bashkimi Evropian. Mjetet nga Banka Botërore janë siguruar me kushte jashtëzakonisht të favorshme, me afat pagese prej 12 viteve, me grejs periudhe të përfshirë prej 4 viteve si dhe me normë interesi me EURIBOR gjashtëmujor të rritur për margjinë fikse, që aktualisht është 0.1%.Pjesëmarrja e bujqësisë në vlerën e shtuar të bruto produktit vendor në vendin tonë është rreth 10%. Nëse merret parasysh se gjysma e territorit të vendit është sipërfaqe bujqësore, potenciali për kontributin e bujqësisë në BPV është shumë më i madh. Nevojiten zgjidhje sistemike që do të sigurojnë prodhim më masiv, më cilësor dhe kështu edhe më konkurrues, së dyti rrjetëzim dhe krijim të një sistemi të mirë për plasimin e sigurt të prodhimeve bujqësore dhe së treti përmirësim të kapaciteteve institucionale, veçanërisht në drejtim të shfrytëzimit të fondeve evropiane.Projekti për modernizimin e bujqësisë, për të cilin së bashku me drejtorin e Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut Paolucci, nënshkruam marrëveshje për financim, që synon përmirësimin e konkurrencës në bujqësi dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale të sektorit të bujqësisë për qasje në fondet evropiane .Projekti do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe vendosjen e standardeve në prodhimin bujqësor, me ç’rast do të rritet vlera dhe konkurrenca e prodhimeve bujqësore në tregjet ndërkombëtare. Në vijim, parashihet përforcimi i kapaciteteve institucionale në lidhje me hartimin dhe realizimin e programeve për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe shfrytëzim më të mirë të fondeve evropiane. Gjithashtu, projekti parasheh vendosjen e sistemit për menaxhimin e tokës bujqësore në pronësi shtetërore dhe sistemit për mënjanimin e sigurt të nusprodukteve me origjinë shtazore – bëri të ditur ministri i Financave Fatmir Besimi.Drejtori i Bankës Botërore Massimiliano Paolucci theksoi se tek ne nuk shfrytëzohet potenciali i plotë i bujqësisë për shkak të produktivitetit të ulët, mungesës së qasjes në teknologji të reja dhe mundësive të tregut, si dhe njohurive të kufizuara të menaxhimit dhe marketingut nga prodhuesit më të vegjël të bujqësisë dhe agrobizneset. Gjithahstu këtu përfshihen menaxhimi i keq dhe praktika e dobët pas vjeljes, duke përfshirë klasifikimin dhe vlerësimin e dobët, si dhe paketimet e papërshtatshme gjatë transportit, të cilat dëmtojnë freskinë dhe cilësinë e prodhimeve. Përveç kësaj, Maqedonia e Veriut ka kapacitete të kufizuara dhe teknikisht të vjetruara për deponim që duhet të modernizohen, të tilla si përmes qendrave lidhur me grumbullimin dhe deponimin e prodhimeve rezistente ndaj klimës, të cilat do të vendosen në mënyrë strategjike dhe të përparuara teknologjikisht dhe që do të sigurojnë një përfshirje të plotë të shërbimeve për vlerësim, klasifikim dhe paketim sipas standardeve të cilësisë dhe procesit të dorëzimit deri te blerësit.– Projekti i ri për modernizimin e bujqësisë do të përfshijë disa nga çështjet e mësipërme. “Me ndihmën e shërbimeve këshilluese, shkëmbimit të njohurive dhe krijimit të qendrave për furnizim dhe distribuim, projekti do të synojë nxitjen e modernizimit që do të çojë në përmirësimin e praktikave të prodhimit dhe kështu rritjen e qasjes në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare,” tha Paolucci.Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Hoxha, vuri në dukje se ky projekt përfshin komponent të madh zhvillimor për bujqësinë, me ndikim serioz dhe pozitiv në ekonominë e përgjithshme të vendit.-Projekti parasheh disa komponente, nga të cilat më i rëndësishmi për bujqit është komponenti “Promovimi i konkurrencës në sektorin e bujqësisë”, me vlerë të përgjithshme prej 32 milionë euro, që përfshin përpilimin e Platformës bujqësore-ushqimore në Shkup, Qendrat blerëse-distributive për prodhime bujqësore në Strumicë dhe Resnjë dhe rritje të qasjes deri te shërbimet këshilluese për prodhuesit bujqësor dhe për sektorin e agrobiznesit” deklaroi ministri Hoxha.Ai shtoi se, Platforma bujqësore-ushqimore në Shkup do të përfshijë rajonin e Pollogut dhe Kumanovës, e cila përmban qendër blerëse-distributive, depo “të thata” bashkëkohore, pajisje për ftohje me performanca që auktalisht nuk ekzistojnë në vendin tonë, si dhe qendër speciale teknike e cila do të përfshijë stacion për pastrim dhe dezinfektim të kamionëve, si dhe pajisje ndihmëse për reciklim të mbeturinave.Me anë të investimit në ndërtimin e Qendrave blerëse-distributive në Resnjë dhe Strumicë, do të zgjidhen shumë probleme aktuale dhe do bëhen shumë përmirësime si përmirësimi i furnizimit të prodhimeve ushqimore të freskëta, të sigurta dhe të standardizuara, qasje më e lehtë e prodhuesve vendor në treg dhe do të tejkalohet problemi lidhur me deponimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore, nga rajonet më të mëdha të prodhimit të pemëve dhe perimeve, siç janë rajoni i Prespës dhe Strumicës, që do të kontribuojë në prodhimin e standardizuar në sasi të mëdha dhe komercializimin e tregut vendor dhe ndërkombëtar.Projekti do të rrisë qasjen e prodhuesve bujqësorë dhe sektorit të agrobiznesit në shërbimet këshilluese të targetuara me cilësi të lartë, për edukim të gjerë për zbatim më të mirë të projektit dhe përfshin përmirësimin e varieteteve me theks mbi varietetet më të kërkuara të pemëve dhe perimeve për eksport, vendosje të standardit Global Gap, zhvillim më të madh të bujqësisë organike dhe vendosje të teknikave për të luftuar ndryshimet klimatike.Në kuadër të këtij projekti, planifikohet ndërtimi i fabrikës për përpunimin e nusprodukteve me origjinë shtazore, që do të plotësojë edhe një kërkesë tjetër në harmonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me standardet dhe rregullativat e BE-së.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…