U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit, mes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Tetra Tech, mbi sigurinë kibernetike për infrastrukturën kritike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmirësimin e parandalimin, gatishmërinë, përgjigjen dhe rikuperimin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike në infrastrukturën kritike dhe burimet kryesore, siç janë shërbimet e energjisë, rrjetet e TIK-ut dhe institucionet financiare.   Për të forcuar kapacitetet e sigurisë kibernetike të vendit, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Tetra Tech ES, Inc. (Tetra Tech) – kompani Amerikane dhe zbatuese e programit për ndihmë teknike në Maqedoninë e Veriut e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi.   Memorandumi përshkruan ndihmën teknike që Tetra Tek do t’i ofrojë MSHIA-së për të avancuar përpara qëllimin e përbashkët për të përmirësuar gatishmërinë e sigurisë kibernetike dhe forcimin e koordinimit midis aktorëve kryesorë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Qeverinë dhe sektorin privat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike kombëtare nga sulmet kibernetike.   Ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike për sigurinë kibernetike nëpër subjektet kritike të infrastrukturës dhe burimet kryesore, do të përmirësojë protokollet e komunikimit për sigurinë kibernetike nëpër sektorë dhe do të rrisë qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e shtetit për t’u marrë me kërcënimet e sigurisë kibernetike.   Ndihma e Tetra Tech është pjesë e angazhimit të USAID për avancimin e sektorit të energjikës dhe sigurinë e infrastrukturës kritike në rajonin e Evropës dhe Euroazisë dhe lidhjen e aleatëve në rajon me investitorët, teknologjinë dhe ekspertizën amerikane.    

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…