Ndërtimi i vetëdijësimit tek nxënësit për mënyrë të shëndetshme të jetesës dhe përvetësimi i njohurive që çojnë drejtë formimit të personalitetit psikik, social, fizik dhe shëndetësor të aftë për tu kujdesur për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e të tjerëve përreth, në kuadër të sistemit arsimorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është e bazuar në mënyrë sistematike. Iniciativa e re e OBSH-së dhe UNESKO-s që ka për qëllim që çdo shkollë të jetë shkollë e cila e promovon shëndetin standardet globale për shkolla, që kontribojnë shëndetin e mirë të nxënësve, janë të mirëseardhur sepse mundësojnë avancimin e mëtutjeshëm të punës së shkollave dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve të moshave shkollore, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në hapjen e punëtorisë së përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së në Shkup, në të cilën u prezantua dhe u konfirmua plani për realizimin e pilot projektit në disa shkolla fillore.
Mbrojtja shëndetësore është vendimtare për zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe prandaj, siç u shpreh Shaqiri, primare është që fëmijët e moshës së hershme të jenë në ambient ku zhvillojnë modele pozitive të sjelljes që lidhen me kujdesin e shëndetit.
Institucionet edukativo-arsimore kanë rol kyç në përvetësimin e shprehive të jetesës shëndetësore të ndërlidhura me shëndetin fizik, mental dhe social.Ligji aktual për arsim fillor, duke vërtetuar të drejtën e arsimit të secilit fëmijë, e përcakton kujdesin për shëndetin si një nga parimet bazë, në të cilat zhvillohet arsimi. Me planin arsimor nga klasa e parë deri në të nëntën, në pajtim me Konceptin e ri për arsim fillor, lënda Arsimi fizik dhe shëndetësorë është lëndë e obligueshme për të gjitha klasat, me tre orë në javë. Një pjesë e temave lidhur me shëndetin studiohen edhe përmes lëndës së obligueshme shkencat natyrore, që gjithashtu realizohet në të gjitha nëntë klasat”, theksoi Ministri Shaqiri.
Reforma e arsimit fillor mundëson përvetësimin e shkrim-leximit shëndetësor edhe përmes lëndëve të tjera, përmes aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, me përfshirjen e një sfere të re resursesh. Ku mësimdhënësit kanë mundësi përmes aktiviteteve të projekteve ta inkurajojnë dhe zhvillojnë lidhjen me shëndetin si gjendje e mirë. Nxënësitë marrin njohuri për parandalimin e sëmundjeve, ushqimin e shëndetshëm dhe nevojën për aktivitete fizike, në ligjerata dhe biseda në klasë me komunitetin e njesisë, me shërbimin profesional, drejtuesve të njesive dhe me ekspertë të jashtëm.Gjithashtu, Programi për avancimin e shëndetit është pjesë përbërse e programeve shkollore për punë.
Iniciativa e OBSH-së dhe UNESKO-së bazohet në vlerësimet globale të sëmundjeve dhe vdekshmërisë tek fëmijët dhe adoleshentët që sugjerojnë se fëmijët e moshës shkollore kanë nevoja të konsiderueshme për avancimin e shëndetit, parandalimin dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor. Me çrast, shkollat të cilat promvojnë shëndetin njihen si një mjet strategjik për promovimin e zhvillimit pozitiv dhe sjelljeve të shëndetshme si aktiviteti fizik, argëtim dhe loja, ushqimi i ekuilibruar, parandalimi i pirjes së duhanit dhe parandalimi i dhunës.