BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët (ASh), z. Arben Taravari, dhe ekipeve drejtuese të dy partive.

Në qendër të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve dhe angazhimeve të përbashkëta për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Dy kryetarët po diskutojnë për organizimin e aktiviteteve në terren dhe angazhimin e përbashkët të strukturave të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.

Në takim po përcaktohen edhe hapat e mëtejshëm të angazhimit të përbashkët në prag të procesit zgjedhor në Bërvenicë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…

BDI mbajti mbledhjen e 5-të të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Tetovë, 17 shtator 2026 Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mbajti mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm,…