Bekteshi: Nuk do të lejojmë që kriza të jetë në kurriz të qytetarëve

Nuk do të lëmë që kriza energjetike të jetë në kurriz të qytetarëve. Nga 1 janari çmime më të lira të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, ka shkruar në profilin e tij në facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pasi Komisioni Rregullator i Energjetikës ka shpallur sot çmimet e reja të energjisë elektrike që do të vlejnë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Siç ka shkruar ministri Bekteshi, sipas vendimit të Komisionit Rregullator ër amvisëritë çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë ulet për 4.11%, për bllokun e dytë ulet për 2.95%, çmimi i bllokut të tretë rritet për 0.85%, për bllokun e katërt çmimi i energjisë elektrike rritet për 7.65%.

Gjithsej 99.2% e amvisërive në vend do të kenë ulje të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Bekteshi.

Çmimi total i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël do të ulet për 20.15% nga data 01.01 dhe ky çmim do të zbatohet për 70 mijë kompani në vend.

“Me këto vendime çmimi i transmetimit të energjisë elektrike ulet për 8.66%. Çmimi i shpërndarjes ulet për 19.54%”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…