Bisedë telefonike mes Osmanit dhe Escobarit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka realizuar bisedë telefonike me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Biseda u fokusua në bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Dialogut Strategjik. Osmani iu referua planit të ri të veprimit i cili është në fazën përfundimtare të miratimit nga Qeveria, me çka  projektet dhe fushat e dakorduara në kuadër të Dialogut Strategjik do të bëhen pjesë e programit të punës së Qeverisë.

Në takim u diskutuan tema rreth aktualiteteve në rajon, situatës në veri të Kosovës, si një çështje e rëndësishme me ndikim më të gjerë në rajon. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje për aktivitete për deeskalimin e situatës, tërheqjen e barrikadave dhe sigurimin e kushteve për sundimin e ligjit.

Temë e takimit ishte edhe situata aktuale politike në vend, me fokus dosjen evropiane dhe detyrimet për vazhdimin pa pengesa të procesit të negociatave duke përmbushur detyrimin për ndryshime kushtetuese në vend.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për prioritetet dhe ambiciet e Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit të ardhshëm të OSBE-së, për të cilën u riafirmua mbështetja e SHBA-së për një kryesim të suksesshëm të vendit.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…