Takim lamtumirës Osmani – Hollshtajn

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim lamtumirës me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Anke Hollshtajn.

Ministri Osmani shprehu kënaqësi të veçantë për angazhimin e deritanishëm të Ambasadores Hollshtajn në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe për kontributin e saj në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se në 30 vitet e fundit Maqedonia e Veriut dhe Gjermania realizojnë nivel të lartë të marrëdhënieve të partneritetit, të cilat i karakterizon miqësia, besimi i ndërsjellë dhe respekti.

Në takim, Ministri Osmani e theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit në mbështetjen e proceseve eurointegurese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim që sa më shpejt të anëtarësohen në familjen evropiane, duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjeve të nënshkruara në Samitin e Liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me çka Maqedonisë së Veriut i është besuar funksioni depozitues.

Ambasadorja Hollshtajn konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dhe me vendosmëri të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke shprehur kënaqësinë për hapat e mëdhenj të politikës së jashtme të arritura nga Maqedonia e Veriut për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Pjesa më e madhe e bisedës iu kushtua kryesimit aktual të vendit tonë me OSBE-në gjatë vitit 2023. Çështjet e sigurisë, invazioni rus ndaj Ukrainës dhe pasojat me të cilat ballafaqohen vendet evropiane, gjithashtu ishin lëndë e diskutimit ndërmjet dy bashkëbiseduesve, të cilët e theksuan rëndësinë e NATO-s për ruajtjen e sigurisë euroatlantike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…