Shpallet thirrje për mësimdhënës të shkollave fillore për avancim në karrierë në titullin mentor

Në fillim të vitit të ri kalendarik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me  mundësi të re për avancimin në karrierë të mësimdhënësve të shkollave fillore. Ju informojmë se në ueb portalin www.karierenrazvoj.mon.gov.mk është publikuar thirrje e përsëritur për aplikim për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor”.

Në thirrjen mund të paraqitet mësimdhënësi i shkollës fillore i cili i plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, gjegjësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t‘i plotëson standardet profesionale për mësimdhënës – mentor.

Në vetë thirrjen gjendet lista e komunave dhe shkollave të cilave i referohet e njëjta.

Paraqitja zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit www.karierenrazvoj.mon.gov.mk , ku në shtojcë të aplikimit bashkëngjitet dokumentacioni përkatës si dëshmi për përmbushjen e kushteve të shënuara. Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2023.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjithë mësimdhënësve nga shkollat fillore publike të shënuara në thirrjen, nëse i plotësojnë kushtet, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afatit të përcaktuar, për të ushtruar të drejtën e përcaktuar me ligj për  avancim në titullin “ mentor”, ndërsa me këtë edhe të sigurojnë të ardhura personale më të larta.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…