Besimi: Deficiti është më i ulët për 117.6 milionë euro krahasuar me planin, realizimi i investimeve kapitale prej 88% në vitin 2022

Të hyrat e përgjithshme në vitin 2022 u realizuan në masë prej 99% të projeksionit, ndërkohë që shpenzimet janë disi më të ulëta se sa pritej. Deficiti buxhetor është më i ulët për 117.6 milionë euro në raport me projeksionin, ose krahasuar me vitin paraprak 2021, respektiviasht 8.7%, me ç’rast është në drejtimin e projektuar të konsolidimit fiskal. Realizimi i shpenzimeve kapitale është 88%, ose mbi 85 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin 2021, ndërsa gjatë vitit të kaluar është arritur kthimi rekord i TVSH-së, i cili ishte 208 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin paraprak.

“Arkëtimi i detyrimeve u realizua sipas planit, madje te disa tatime kishim tejkalim të dukshëm në raport me projeksionet, si te tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin, respektivisht realizim prej 105.4% dhe 117.8%. Në vitin 2022 u realizuan të hyra të përgjithshme prej 243.1 miliardë denarëve, ndërsa realizimi është shumë afër projeksionit prej 98.92%.

Të hyrat e përgjithshme janë më të larta për 11.5% krahasuar me vitin 2021”, theksoi ministri i Financave, Besimi dhe nënvizon se kjo në masë të madhe është si rrjedhojë e të hyrave tatimore dhe kontributeve, të cilat vitin e kaluar janë realizuar me 99.3% ose 220.2 miliardë denarë, respektivisht 12.2 % më të larta se në vitin 2021.

Realizimi i tatimeve është 99.7% ose 140.5 miliardë denarë. Realizimi i TVSH-së është 94.6%, ndërsa realizimi i akcizës është pothuajse në nivel të ngjashëm prej 94.7%. Arkëtimi i tatimeve në vitin 2022 ishte 13.1% më mirë krahasuar me vitin paraprak, me tejkalim më të madh të tatimit mbi fitimin për 45.1%, por edhe realizim më të mirë te tatimi mbi të ardhurat personale për 16.1% dhe TVSH për 11.3% krahasuar me vitin 2021. Kthimi i TVSH-së në vitin 2022 është më i lartë për 42.7% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa krahasuar me vitin 2020 dhe 2019 është më i lartë për mbi 70%.

Realizimi i kontributeve është 77.62 miliardë denarë ose 98.8% se sa pritej, ku është si rezultat i kontributeve të pagës për sigurimin pensional dhe invalidor, me arkëtim prej 50.6 miliardë denarëve. Kontributet shënuan vlerë më të lartë për 9.9% krahasuar me vitin 2021.

Edhe realizimi i të hyrave të jotatimore është tejkaluar me 101.3% ose 17.27% miliardë denarë.

“Vitin e kaluar rregullisht dhe në kohë i servisuam të gjitha detyrimet, ndërsa në mënyrë shtesë u ndanë mjete për masat antikrizë, për përkrahjen e qytetarëve dhe ekonimisë. Shpenzimet e përgjithshme janë realizuar më pak se ato që janë projektuar dhe janë me vlerë prej 278.59 miliardë denarë ose 96.57% të projeksionit, me ç’rast edhe deficiti buxhetor është më i ulët se ai që është projektuar.

Shpenzimet rrjedhëse janë realizuar me 97.67%. Shpenzimet për pagat dhe kompensimet janë realizuar me 98%, ndërsa për mallra dhe shërbime 87.9%, ku reflektohen edhe masat e miratuara të kursimit. Transferat janë realizuar me 98.8%”, tha ministri Besimi.

Shpenzimet kapitale në fund të vitit 2022 janë realizuar për 87.9% ose 28.64 miliardë denarë dhe janë më të larta për 22.3% krahasuar me vitin 2021.

“Deficiti është realizuar me 83% nga planifikimi, përkatësisht rreth 35.500 miliardë denarë, që është 7.23 miliardë denarë më i ulët sesa projeksioni për vitin 2022. Deficiti është më i ulët për 3.4 miliardë denarë ose për 8.7% më pak krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është në përputhje me përkushtimin tonë si Qeveri që çdo vit ta zvogëlojmë gradualisht deficitin buxhetor në funksion të qëndrueshmërisë fiskale”, theksoi ministri Besimi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…