Nënshkruhet Rregullorja për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruajtën Rregulloren për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjtë me vështirësi. Rregullorja për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi rregullon funksionimin e organeve profesionale për vlerësim, mënyrën e kryerjes së vlerësimit, si dhe mënyrën e dhënies së mbështetjes shtesë në fushën e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Rregullorja është përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Trupi koordinues nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me vështirësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e UNICEF-it.

Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Rregullorja është instrument i rëndësishëm për ngritjen e shkallës së gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor nacional, siç theksoi ai, në të përcaktohen saktësisht të gjitha hapat që nga vlerësimi fillestar i nevojave të nxënësve, deri te përcaktimi i llojit të mbështetjes dhe ofrimi i asaj mbështetjeje nëpër institucionet arsimore.

“Më lehtë do të përgatitet plani arsimor individual për punën me nxënës me vështirësi dhe programi i modifikuar, ndërsa njëkohësisht do të përcaktohet më lehtë ekipi gjithëpërfshirës, gjegjësisht do të përcaktohet se çfarë lloji i kuadrit profesional duhet të punojë me atë nxënës, nëse do të nevojitet asistencë arsimore apo do të аngazhohet asistent personal, u shpreh Shaqiri.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se masat për mbështetje dhe shërbime shtesë për fëmijët me vështirësi nga sot do të sigurohen në bazë të konstatimeve dhe mendimeve të ekipeve të ekspertëve për vlerësim funksional dhe ekipeve të ekspertëve për koordinim dhe monitorim të zbatimit të vlerësimit funksional .

Ministri i Shëndetësisë, nga ana tjetër, Bekim Sali sqaroi se për futjen e këtij modeli për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve, të zhvilluar në përputhje me klasifikimin ndërkombëtar të funksionimit, janë realizuar një sërë aktivitetesh në drejtim të harmonizimit të legjislacionit në sistemin tonë shëndetësor. 

“Është një arritje e madhe që sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale në Maqedoninë e Veriut punojnë së bashku për promovimin e të drejtave dhe përmirësimin e standardit të jetesës së fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi. UNICEF-i është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë Qeverinë dhe bashkësitë”, theksoi Patricia di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

Në këtë ngjarje fjalën e morën edhe Spase Dodevski, kryetar i trupit koordinues nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me vështirësi si dhe Goran Petrushev, udhëheqës i shërbimit për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve pranë Shtëpisë së Shëndeti – Shkup.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…