Takime me bujqit në Likovë, prezantohet IPARD ||| programa

Në Likovë sot kreu i komunës Erkan Arifi ka pritur në vizitë sekretarin shtetëror në ministrinë e Bujqësisë Rexhail Ismaili dhe zëvendësdrejtorin Remzi Abdullahi, të cilët nga afër kanë biseduar me bujqit e kësaj komune dhe kanë diskutuar mbi Ipard programën.

Sot me ftesë së kryetarit të Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, së bashku me Sekretarin shtetëror të Ministrisë së bujqësisë, ishim në takim në Komunën e Likovës ku u takuam me bujqit e kësaj komune ku së bashku me të angazhuarit e sektorit bujqësor, biseduam për programet nacionale si dhe prezantuam IPARD ||| programën.

Njëkohësisht ju bëm thirje të gjithë bujkëve që me seriozitet ta kuptojnë rëndësinë e programës dhe të aplikojnë në thirjet publike! Premtova që unë personalisht do te angazhohem bashkë me të punësuarit për ti larguar të gjitha paqartësitë.

Poashtu, me kryetarin e Komunës u dakorduam që këto takime te jenë sa më të shpeshta dhe per çdo para thirje të konsultohemi dhe të jemi në sherbim te bujqëve.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10210024796172176&set=pcb.10210024796772191
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…