Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sot takimet me aktivin e saj dhe qytetarët në Gostivar, duke bashkëbiseduar mbi të ardhmen europiane të vendit kësaj rradhe me banorët e këshillave vendorë të Malësisë së Gostivarit – Sërmnovë, Tërnovë, Strajan, Patalisht, Gjenovicë dhe Simnicë.
Të pranishmëve iu është drejtuar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ministri i financave Fatmir Besimi, kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik Integrim, Valdet Xhaferi dhe Imran Zhupani nga KV Sërmnovë, ndërsa të pranishëm ishin edhe Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Ne sot si organizatë politike marrim përgjegjësi më të mëdha se sa vetëm të zgjidhim papunësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. Ne sot vendosim dhe zgjedhim për të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht a janë shqiptarë, maqedonas, boshnjakë, turq apo të tjerë që jetojnë këto. Kjo flet shumë për atë se ku kemi arritë. Para vitit 2001 ne dhe politika e shqiptarëve në Maqedoni kryesisht bëhej me programe se si të zgjedhim statusin tonë, se si të fitojmë pak më shumë të drejta në këtë vend. Jo vetëm kjo, ne në përgatitjen e programeve zgjedhore jemi më ambicioz dhe më të gjërë se sa vetëm të drejtat e shqiptarëve. Shyqyr Zotit dhe punës së palodhshme të liderit dhe të gjithë neve që jemi rreshtuar pas tij, ne sot lirshëm mund të flasim për mirëqenien, ne sot flasim për hallet dhe problemet tjera që kemi për një jetë më të mirë. Ne sot duam që këto shkolla sërish të mbushen me nxënës, ne duam që në vendin tonë rinia sërish të gjejë perspektivë, vende pune, por jo vetëm të kërkojmë vende pune, por edhe të krijojmë vende pune. Sot duam që rinia jonë të jetë më ambicioze se gjenerata jonë dhe ato para nesh. Ne treguam gatishmëri se mund të marrim përgjegjësi, nuk ikim nga përgjegjësia, por edhe nuk e keqpërdorim. Me kolegët e ekzekutivit vendosim për projekte që janë vitale dhe strategjike për të ardhmen tonë.Kjo perspektivë afatgjate dhe ky vizioni i ynë është ajo gjeneratë e re dhe ato bashkëqytetarë tanët që janë në Europë ta gjejnë Europën këtu dhe kjo është sllogani “Bashkë për në Europë”.