Faton Ahmeti: Kur të tjerët ishin skeptikë në politikat e BDI, në implementuam plotësisht Marrëveshjen e Ohrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministra, zëvendësministra, deputet, drejtor dhe zëvendësdrejtor si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sonte ka vazhduar takimet me qytetarë dhe aktivist partiak nga qyteti i Tetovës, përkatësisht nga këshillat vendor Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël 1 dhe 2, Teqe, Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit.

“Komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Ali Ahmeti, më 5 qershor të vitit 2002 themeloi Bashkimin Demokratik për Integrim, që është thsar dhe vlerë kombëtare. Gjatë këtyre njëzet viteve BDI ka dëshmuar së është forca politike e cila ka kapacitet për te çuar përpara proceset zhvillimore dhe integruese të vendit. BDI është forcë politike që respekton të kaluarën dhe hapëron me dije dhe guxim drejt të ardhmes. BDI bëri ndryshime rrënjësore në systemin politik të vendit, duke i ngritur shqiptarët në popull shtetformues dhe duke ndërtuar qartë karakterin multietnik të shtetit, duke bërë implementimin e plotë të marrëveshjes kornizë të Ohrit. BDI si parti politike shqiptare, i ka pasur të definuara qartë objektivat që nga fillimi e deri më sot dhe kjo dëshmon seriozitetin dhe vizionin e qartë në politik bërje. Përveç konzistencës në realizimin e qëllimeve kombëtare, vizionari dhe rilindasi ynë i fundit, kryetari këtë parti e shënoi edhe në akademi politikë për formimin dhe ngritjen e gjeneratave të reja në politik bërje. Për 20 vite në pushtet struktura jonë politikë dëshmoi se ka kapacitetin e  duhur profesionale dhe intelektuale, për të menaxhuar në 20 vitet e ardhshme, ku fjalën e fundit do ta kenë integrimi në BE, zhvillimi ekonomik,standardi jetësor, mirëqenia dhe prosperiteti mbarë shtetëror. Kur të tjerët mendonin se NATO ishte vetëm një populizëm politik, ne treguam të kundërtën, kur të tjerët ishin skeptik në politikat e BDI-së, në implementuam plotësisht marrëveshjen e Ohrit, duke i bërë shqiptarët hisetarë të vërtëtë në buxhet dhe misione të rëndësishme me karakter shtetëror. Tani kemi mision integrimin në BE, që është dhe motoja kryesore e këtyre takimeve informative. Hapja e kapitujve dhe implementimi i pakove të legjislacionit, tregon se ne zyrtarisht kemi filluar procesin integrues, prandaj kemi nëvojë për mbështetje masovike që këto të bëhen në afat rekord dhe të bëhemi pjesë  e familjes së BE-së më të drejta të plota politike dhe ekonomike. Maqedonia e Veriut gjendet përpara një sfide ku do të tregoj se nga i ka të kthyera satelitët e saj, nga aleatët tanë perëndimor dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo nga lindja dhe Rusia. Nuk kemi kohë për te humbur dhe për të eksperimentuar, prandaj të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të marrshojmë drejt BE-së”, tha Ahmeti.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…