Vazhdon në Bruksel skriningu për Kapitullin e 6-të

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut sot në Brulsel vazhdoi me skrinngun bilateral për kapitullin e 6-të – E drejta për shoqëri tregtare, që është pjesë e klastertit të dytë –Tregu i brendshëm.

Acquis në këtë kapitull përfshin dy fusha kryesore: legjislacionin për shoqëritë tregtare dhe raportimin financiar.

Legjislacioni për shoqëritë tregtare përfshin themelimin, regjistrimin, bashkimin dhe ndarjen e shoqërive, ndërsa rregullat e raportimit financiar përcaktojnë paraqitjen e bilanceve vjetore dhe të konsoliduara, duke përfshirë rregulla të thjeshtuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në këtë drejtim, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit bëhen të detyrueshme për disa subjekte me interes publik, ndërsa acquis siguron edhe rregulla specifike për miratimin, integritetin profesional dhe pavarësinë e auditimeve ligjore.

Delegacioni i grupit të punës për këtë kapitull përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Regjistrit qendror, Institutit të auditorëve të autorizuar, Këshillit për avansim dhe mbikqyrje të revizionit, Komisionit të letrave me vlerë si dhe Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…