13 projekt-dokumentacione të kompletuara dhe 11 nënprojekte për Haraçinën

Të nderuar qytetarë të Haraçinës, Orllancës, Grushinës dhe Mojancës, kam kënaqësinë që sot të ndaj me ju një lajm të mirë për Komunën tonë.

Sot na arritën 13 projekt-dokumentacione të kompletuara dhe 11 nënprojekte (elaborate dhe dokumentacione teknike).

Të gjitha këto projekte kapitale janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Komunës tonë, përmirësimin e jetesës e sidomos infrastrukturës komunale dhe shërbimeve efikase, me të vetmin qëllim- për një jetë më cilësore për qyetarët tanë.

E gjithë kjo u bë e mundur përmes finansimit të Ministrisë së Ambientit dhe planifikimit hapësinorë me një shumë mbi 9 milion denarë, për të cilën në emrin tuaj dhe timin falenderoj publikisht Ministrin z. Naser Nuredini, që bëri të mundur që të arrihet deri tek këto projekte që janë me rëndësi të veçantë për Komunën tonë.

Mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar që këto projekte ti jetësojmë dhe implementojmë në praktikë, gjithnjë duke pasur në rend të parë premtimin për një jetë më cilësore për banorët e vendbanimeve tona dhe Komunës në përgjithësi.

Me respekt:

Kryetari i Komunës Haraçinë

Ridvan Ibraimi

https://www.facebook.com/photo/?fbid=207269408496005&set=pcb.207269851829294
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…