Faton Ahmeti: Falë kësaj politike sot jemi faktor dhe shtetformues

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte në prani të një numri të madh të qytetarëve ka mbajtur dhe takimin përmbyllës në Tetovë. Krahas kryetarit Ahmeti, fjalim përshëndetës ka mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti si dhe sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës Valmir Aziri.

Karvanin e takimeve informative në Tetovë po e mbyllim ne zemrën e qytetit tonë të dashur. Kaluam një javë plot me takime ku diskutuam çështje madhore, ide dhe vizione të liderit tonë Ali Ahmeti. Nga themelimi i BDI-së, me punë keni marrë përgjigjen e shumë punëve. Nga luftëtarët, ngaajka  eintelektualëve lindi BDI në krye me Ali Ahmeti, si simbol që tanimë lufta përfundoj dhe duhet të ulemi e të realizojme synimet tona me urtësi e mençuri. Falë kësaj politike sot jemi factor dhe shtetformues. Mos të harrojë arritjen me shtetit fqinjë Greqinë, ky falë politikës me maturi arriten ta mbyllim me sukses, U bëmë anëtarë në NATO e tani kemi hapur negociatat me BE, ndaj ne kemi kapacitet për ti përmbushur të gjitha qëllimet tona. Për të sjellë Europën, mirëqenien dhe standardin europian këtu në Maqedoni. Me krenari e them që jemi organizata e parë dhe e vetme në vend që instaluam modelin një anëtar nje votë, duke u bëtë shembull i demokracise për të gjitha partite politike në vend. Integrimi i vendit në BE do të mbaj vulën e Ali Ahmetit, theksoi Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…