Nuredini: Viti 2023 do të jetë një vit i mundësive për mjedisin jetësor 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini ka marrë pjesë në panelin “Projektet kapitale dhe infrastrukturore për cilësi më të mirë të jetës dhe zhvillimin e kulturës në kushte krize” që u mbajt sot në kuadër të konferencës dyditore vjetore të Qeverisë me titull “Viti i mundësive të reja”. 

Në fjalimin e tij, Nuredini theksoi se viti 2022 ishte viti i projekteve madhore në mjedis që do të lënë gjurmë në këtë vend, duke përmendur mbi të gjitha pastrimin dhe transportimin e lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e vogël në Ohis, e cila prej vitesh po digjej në zonën urbane në kryeqytet, më pas një rritje e territorit të zonave të mbrojtura në shtet në 13.9%, si dhe progres i dukshëm në projektimin dhe zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në fushën e ujërave dhe mbeturinave. Ministri Nuredini më tej paralajmëroi aktivitet të fuqishëm infrastrukturor në fushën e mjedisit jetësor edhe në vitin aktual. 

“Vitin 2023 e konsideroj si vit të mundësive për mjedisin jetësor, sepse realisht kemi punuar shumë në periudhën paraprake dhe kemi ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve kapitale shumë serioze në infrastrukturë që do të mundësojnë që çdo vendbanim të ketë ujë të pastërt të pijshëm dhe do të ketë një sistem të përshtatshëm të menaxhimit të mbeturinave. Investojmë në infrastrukturën bazë nëpër komuna dhe në një të ardhme më të mirë për qytetarët”- theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në fjalimin e tij, duke përmendur si kyçe këto projekte infrastrukturore: 

  • Stacioni për pastrimin e ujërave të zeza për qytetin e Shkupit, për ndërtimin e të cilit janë siguruar 126 milionë euro me kredi nga Banka Evropiane për Investime dhe fonde granti në vlerë prej 70 milionë euro nga WBIF, për të cilin pritet nënshkrimi i kontratave në shkurt/mars të këtij viti; 
  • Mbi 110 milionë euro të siguruara nga Programi Sektorial Operativ për Mjedisin dhe Veprimin Klimatik IPA II janë të dedikuara për realizimin e projekteve: Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës – Kontrata për punë ndërtimore është në proces të nënshkrimit dhe pritet fillimi sa më i shpejtë i punimeve të performancës; Ndërtimi i një stacioni për pastrimin e ujërave të zeza për komunën e Manastirit, për të cilin në mesin e vitit 2023 parashihet nënshkrimi i kontratave; Stacioni për pastrimin e ujërave të zeza për komunën e Tetovës me rehabilitim dhe zgjerim të rrjetit të kanalizimit; 
  • Në kuadër të IPA 3, Programi i Veprimit 2022, janë planifikuar: Rehabilitimi/zgjerimi i rrjetit të kanalizimit dhe ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Veles dhe Shtip, si dhe lidhja e qytetit të Vinicës dhe fshatrave përreth me stacionin e pastrimit të ujërave të zeza – Koçan.  
  • Nga Buxheti i MMJPH-së për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Ujërave për vitin 2023janë siguruar 203 milionë denarë, ndërsa mbi 252 milionë denarë për projekte që do të ndihmojnë komunat në vendosjen e sistemeve për trajtimin e ujërave të zeza. 
  • Programi për Ujërat parashikon 40 milionë denarë, 
  • Programi për investime në mjedis 230 milionë denarë, 
  • Programi i ri për rrjedha të veçanta të mbeturinave 120 milionë denarë 
  • Një kredi në vlerë prej 50 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI), e cila u jep ndihmë jo vetëm komunave të mëdha, por edhe komunave më të vogla për ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit, bartjen dhe pastrimin e ujërave të zeza. 
  • 55 milionë euro kredi nga BERZH për vendosjen e një sistemi të menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave për të gjitha rajonet planore. 

Njëkohësisht, Nuredini theksoi se për të arritur një shkallë të lartë të realizimit të projekteve të cekura, nevojitet edhe kapaciteti i duhur i komunave, sepse në fund të fundit ato janë zbatuese të projekteve. 

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka qenë dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim, mbështetje financiare dhe logjistike për pushtetet lokale, si dhe komunat më të vogla do të kenë qasje në fondet e ofruara dhe do të jenë të gatshme të shfrytëzojnë sa më shumë mundësitë e ofruar”, tha para të pranishmëve ministri Naser Nuredini. 

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…