Emshiu: Bashkë me Qeverinë, kemi bërë shumë punë brenda një viti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Bogovinës. Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve ju janë drejtuar edhe kryetari i komunës njëherit edhe kryetar i degës së BDI në Bogovinë Besnik Emshiu, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, kryetari i Këshillit komunal Ilir Elezi,

Kam kanqësi të flas sot para jush në cilësinë e kryetarit të Komunës, kur ju më dhatë besimin me votën tuaj. Sot do të paraqes para jush disa arritje nga viti 2022, që pavarësisht krizës ekonomike nuk na penguan në realizim. Qëllimi ynë ka qenë që të bëjmë investime të barabarta madje dhe në vendet rurale. Mund të përmend: Rregullimi i shtratit të lumit në Bogovinë, Stabilizimi i tokës erozive mbështetur nga UNDP, mbjelljen e fidaneve, rregullimi i rrugëve, rikonstruimi i objketeve shkollore, ujësjellësit, rregullimi i ujësjellësit në Pallçisht, ndërtimi i kanalizimit, azhurimi i dokumentacioneve për rrëgullimin e projekteve infrstruktuore dhe urbanistike, ndërtimi i stacionit të zjarrfikësve e shumë projekte të tjera, Së shpejti kemi rrugën Pirok – Gradec, rrugë në Zherovjan, terren i hapur sportive në Pirok dhe shumë projekte tjera. Kemi projekte që nuk i kemi pasur në platformen tonë zgjedhore por i kemi realizuar sepse kanë qenë të nevojshme të bëhen. Vlerësoj maksimalisht të gjithë përfaqësuesit institucional që gjithmonë na përkrahin drejt realizimit të projekteve tona, tha Emshiu.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…