Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Bërvenicës. Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve ju janë drejtuar edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe kryetari i degës së BDI në Bërvenicë Arkin Jahiji.
Në takimet që kemi me përfaqësues të shtete të huaja me organizata ndëkombëtare në Bruksel, thanë se është vit i jashtëzakonshëm për Maqedoninë, ata thanë se kjo është shkaku i zhvillimeve në Ukrainë. Ky vit është i jashtëazakonshem sa i përket vëmendjes që ka Europa ndaj Ballkanit Perëndimor, vitin e ardhshëm do jetë vonë, prandaj nuk duhet të na ik kjo mundësi që të vazhdojmë rrugën drejt integrimit të vendit. Shumë mirë që bëhet ky bashkëbisedim, sepse në procese madhore duhet sa më shumë mendime dhe ide, prandaj duhet të bëhen politika pro BE. Ne jemi në një periudhë tranzicioni politik, nga sasia tek cilësia. Prioritetet tanimë kanë ndryshuar, dikur shqiptarët në OSBE paraqisnin dhunën që ushtrohej ndaj tyre, ndërsa sot unë kryesoj me OSBE. Këto janë momente ku duhet vendosmëri, sepse më nuk jemi popull i margjinalizuar por vendimmarrës. Dikur kishim përfaqësim të dobët në administrate shtetërore, nuk kishim universitete, shkolla apo mjekë, prandaj tashmë nuk na duhen numra që na përfaqësojnë por na duhet cilësi dhe profesionalizëm. Ky mision arrihet bashkarisht, ndaj ta shfrytëzojme këtë moment historik dhe të befasojmë për të mirë. Maqedonia nuk mund të shihet më si vatër konflikti, sepse politika e Ali Ahmetit ndyshoj atë gjendje dhe atë imazh, duke kthyer paqe dhe dialog, sqaroi Osmani.