Bekteshi – Kasapoglu: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe ekonomik, interesi për investime në energji po rritet

Në një atmosferë miqësore, me shumë propozime konstruktive nga të dyja palët, të cilat pasqyrojnë dëshirën e përbashkët për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Türkiye-s, përfundoi sesioni i gjashtë i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Türkiye-s

Komisioni drejtohej nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si nikoqir dhe Ministri për Rini dhe Sport i Republikës së Türkiye-s, Mehmet Muarem Kasapoglu si bashkë drejtues.

Duke shprehur kënaqësinë e tij në emër të Qeverisë për mundësinë për të kryesuar Komisionin e Përbashkët, Ministri Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Türkiye tradicionalisht kanë kultivuar marrëdhënie të mira miqësore që kanë një efekt pozitiv në forcimin e marrëdhënieve tona.

“Angazhimet tona si ministra që kujdesemi për ekonominë, duke mbajtur seancën e sotme duhet të kontribuojmë në përmbushjen e përfitimeve që ofron Marrëveshja dypalëshe për Bashkëpunim Tregtar dhe Ekonomik, fushat ekonomike që trajtohen në këtë seancë duhet t’i japin një dimension të ri marrëdhëniet tona ekonomike dhe përmirësojnë ndjeshëm shifrat tregtare. Ekspertët e Protokollit kanë sugjeruar që shifrat e tregtisë të arrijnë në 2 miliardë dollarë në periudhën e ardhshme, çka do të thotë se kemi punë serioze përpara. Türkiye është partneri ynë i rëndësishëm tregtar dhe në tre vitet e fundit ka zënë vendin e 7-të në listën e vendeve me të cilat Maqedonia e Veriut krijon vëllimin më të madh të tregtisë. Tregtia totale dypalëshe në nëntor 2022 arriti në 945 milionë dollarë dhe një rritje prej 35,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Turqia vazhdimisht investon në ekonominë maqedonase në sektorë të ndryshëm dhe shfaqet si një partner i rëndësishëm investues”, tha ministri Bekteshi.

Sektorët strategjikë për investimet turke në Maqedoninë e Veriut, siç tha Bekteshi, janë: industria farmaceutike, energjia dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, turizmi, ndërtimi dhe infrastruktura.

 “Investimet totale nga Türkiye deri më tani kanë arritur në 557 milionë dollarë. Vetëm në vitin 2021 janë 66,65 milionë dollarë dhe 57,4 milionë dollarë në 9 muajt e vitit 2022. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një koncept për tërheqjen e investimeve të huaja në zonat e lira ekonomike dhe në zonat industriale, të cilat janë të vendosura përgjatë korridoreve 10 dhe 8. Pra më shumë se 10 kompani nga Türkiye janë në fazën e investimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Krahas investimeve, dy vendet duhet të vënë theksin në modernizimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë këtë vit, duke përcaktuar një liberalizim të ri në sektorin e bujqësisë dhe duke aplikuar rregulla të reja për origjinën e mallrave sipas rregullave të PEM-it”, tha ministri Bekteshi. Ministri i Rinisë dhe Sportit i Türkiye-së, Kasapoglu tha se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë një bashkëpunim tradicionalisht të shkëlqyer, por se në periudhën e ardhshme të dyja vendet do të punojnë për ta përmirësuar atë.

Ai tha se ka interes nga investimet turke për investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë në Maqedoninë e Veriut.

“Ne e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut si një partner të rëndësishëm në investime. Investimet turke në Maqedoninë e Veriut deri më tani kanë kaluar 1.2 miliardë dollarë. Por këtu kemi hapa të rinj, veçanërisht në burimet e rinovueshme të energjisë. Ne, si dhe Maqedonia e Veriut, jemi gati.

Në takimin e sotëm u trajtua energjia, industria, kultura, turizmi dhe tregtia, të cilat i dhanë kontribut të ri bashkëpunimit. Vitin e kaluar, tregtia mes dy vendeve arriti afër një miliardë dollarë dhe Türkiye eksportoi 700 milionë dollarë në Maqedoninë e Veriut”, tha ministri turk Kasapoglu.

Në kuadër të takimit të gjashtë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, është nënshkruar Memorandum i Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e rinisë dhe sportit ndërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Türkiye-s, si dhe Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për përkrahjen e ndërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Organizatës për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Republikës së Türkiye-s.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…