Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Tearcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtori Shaban Mehmeti si dhe kryetari i degës së BDI në Tearcë njëherit edhe kryetar komune, Nuhi Neziri.
Të dashur qytetarë, ju jeni mbështetës të frymës Ahmetiane. Fenomeni Ahmetist, që fiton lufta, paqe dhe zgjedhje për 22 vite me rradhë, Frymë që gjatë tërë kohës luftoj për liri dhe barazi dhe solli paq e barazi. Solli përfaqësim, flamur, gjuhë, universitet, kryetar kuvendi shqiptarë, deputet, ministra, drejtorë, gjykëtës e ekspert. Më tha Edi Rama, unë e mora Ali Ahmetin vesh pas 15 viteve dhe i thash hallall! BDI ndër vite ka kryer punët e veta, asgjë nuk filloj me Artan Grubin e as me ndonjë tjetër prej nesh, por vazhduam punët që nisën dje, dikur prej të tjerëve. Shumë projekte në të mirë të shqiptarëve, kemi mbështetur, kemi përkrahur dhe kemi siguruar mjete brenda ditës. Isha deputet dhe nuk flisnin Bujari e Visari, ndërmjetësoja unë në biseda dhe siguruam 2 milion euro për çerdhen e Cairit. Ndamë fonde për Cairin, kthyem e rigjeneruam projekte. Nga gjithë kjo punë që bëjmë po na dalin grupe, dikush me barut të lagur e dikush me kallasha lodër, që janë keqpqërdorues, por ne jemi grup Ahmetist, grupi i Ali Ahmetit që vazhdon punën disa dekadëshe. Grup që lufton hajninë, korrupsionin, keqpërdorimin, frymën pro ruse, izoluse, Anti NATO, Anti BE, ndaj mos u bëni mashë e tjetër kujt por bashkohuni me Ali Ahmetit. Mos ju besoni atyre që ju frikësojnë, por atyre që punojnë. Nuk jetohet me frikë, sepse ngelemi ne regres teksa të tjerët ecin përpara. U bë marrëveshja e Ohrit, u bë NATO, tani duhet të bëhet BE, të ndalohet migrimi, të përmirësojme kushtet përq qytetarët tanë. Ne jemi Ahmetist, ndaj ejani dhe bashkohuni me neve, theksoi Grubi.