Selmani: Sot femra shqiptare po udhëheq me pozita shtetërore që dikur as në ëndërr nuk i kemi parë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Tearcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtori Shaban Mehmeti si dhe kryetari i degës së BDI në Tearcë njëherit edhe kryetar komune, Nuhi Neziri.

Zhvillimet politike në vend po marrin kahjen e duhur. Jemi drejt rrugës për anëtarësim në BE. Natyrisht BE punon për një standard më të mirë për të gjithë, ndaj duhet plotësuar kriterët dhe të punojmë fort drejt realizimit të këtyre qëllimeve. Shtyllë e fortë në botën perëndimore janë edhe grate, ndaj janë nënat dhe gjyshet tona të cilat me vetëmohim ndertuan dhe rriten breza të tëra. Nënat janë dhurues të jetës, por edhe motovim për brezat e rinjë, ndaj sot kemi nje model të ngritur të gruas shqiptare që merr përsipër punë me përgjëgjësi dhe po luftojnë paragjykime. Pas luftës së vitit 2001 u përforcua figura e gruas shqiptare dhe ishte pikërisht BDI dhe Ali Ahmeti që avancoi gratë shqiptare në vend, duke nisur nga deputetja e parë femër shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë. Sot femra shqiptare po udhëheq me pozita shtetërore që dikus as në ëndërr nuk i kemi parë. Ndaj gratë tona duhet dhënë mesazhin e duhur, se dora që përkund djepin di të udhëheq edhe shtete. Prej gruas zë fill jeta dhe ndërtohet një shoqëri më të mirë, dhe kështu duke u bërë bashkë të gjithë fuqizojme vlerat euro-atlantike, nënvizoi Selmani.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…