Fillon rikonstruksioni i 5 shkollave fillore, investimet e vazhdueshme në infrastrukturën arsimore

Fillimi i ndërtimit të objektit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe vazhdimi i punimeve ndërtimore në objektet e Fakulteti i shkencave infornatikës dhe inxhinierisë kompjuterike dhe Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup janë tre projektet madhore që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i realizojë në  vitin 2023.

Në arsimin fillor fillojmë me rikonstruksionin e Sh.f.k Asdreni fshati Gllogjë komuna e Tearcës, përpunimi i fasadës termo-teknike në shkollën “Gjerg Kastrioti Skenderbeu” në Komunën e Haraçinës, rehabilitimi i murit mbajtës dhe rikonstruksioni i shkollës “Junus Emre” në f. Lisiçani, Pllasnicë, përshtatja dhe rikonstruksioni i objektit të shkollës në SHFK “Hajan Selmani” në f. Rostushë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, si dhe sanimi i çatisë  të shkollës “Goce Dellçev” në K. Qendër në Shkup. Plani është më i gjerë dhe parashikon rindërtimin e 118 objekteve shkollore në të cilat është përmirësuar aksesi për nxënësit me vështirësi, si dhe kushtet e brendshme.

Në fushën e arsimit të mesëm, Gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” do të bëhet me objekt të ri.  Janë planifikuar investime për rikonstruksionin e plotë të  9 konvikteve shtetërore për studentë, për modernizimin e kushteve të jetesës dhe mësimit si dhe rritjen e efiçencës energjetike. Këtë vit do të filloj  ndërtimi i 10 objekteve të reja sportive, në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave të shkollave.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…