Drejtori Halili: Prezantimi i asistentit digjital në sektorin publik “ADA” i krijuar për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes një demosimulimi është bërë prezantimi i asistentit të parë digjital në sektorin publik në vendin tonë, “ADA” i krijuar për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore.

Kompania “Codwell Unlimited”, e cila në thirrjen publike të #FIZHT– u vlerësua në garën prej tre projekteve si ideja më inovative për asistent digjital të AI për realizimin e të cilit shteti përmes #FIZHT siguroi 9 milionë denarë nga Buxheti i Fondit, realizoi një simulim se si do të funksionojë në praktikë “ADA”, bazuar në inteligjencën artificiale, e cila për mbledhjen e informacionit komunikoi me disa nga institucionet që paraqiten si dhënës të ndihmës shtetërore, konkretisht: Zyra e Zv. Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimeve, Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale dhe Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik.

🔜 Së shpejti do të vijë një promovim i ADA me një simulim të të gjitha mundësive.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…