Besimi: Pagat për Shëndetësinë do të paguhen nga Thesari nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi i FSSH-së

Është gjetur zgjidhja për pagesën e pagave në Shëndetësi edhe nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi me sistemin e Fondit të Shëndetësisë. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në servisin nacional – TVM, tha se nëse deri të hënën FSSH-ja nuk e zgjidh problemin me sistemin e hakuar, mjetet do të transferohen direkt nga mjetet e Thesarit qendror dhe më tej do të bëhet nivelizimi (shlyerja) e tyre me Fondin.

“Problemi teknik me sistemin në FSSH-së është evident edhe atë është një luftë hibride që nuk po ndodh vetëm te ne, si pasojë edhe me pagesën e pagave për punonjësit e shëndetësisë. Nëse së shpejti (po flas për një ose dy ditë) problemi me sistemin e FSSH-së nuk zgjidhet, pagat do të paguhen nga Thesari dhe do të bëhet nivelizimi i mëtejshëm me buxhetin e FSSH-së. Duhet të theksoj se FSSH-ja ka sistem të ndryshëm të pagesave nga Thesari, andaj ky është problemi. Kjo është jashtë procedurave të rregullta, por është në kuadër të ligjit”, tha Besimi.

Lidhur me pyetjen se a ka mjete të mjaftueshme për t’i paguar pagat në Shëndetësi, ministri theksoi se buxheti është likuid dhe se të hyrat në buxhet që nga fillimi i vitit duke përfshirë mesin e muajit shkurt janë më të larta për 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…