Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me programin Junior Achivment Macedonia si pjesë e memorandumit të nënshkruar mes FIZHT dhe USAID

Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me programin Junior Achievemen, si pjesë e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet FIZHT dhe USAID-it në Maqedoni për bashkëfinancimin e programit dhe mbështetjen e kreativëve më të talentuar si dhe nxitjen e sipërmarrjes tek të rinjtë!

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FIZHT dhe Junior Achivment Macedonia, vazhdon mbështetja e programit për edukimin sipërmarrës në të gjitha shkollat e mesme në mbarë vendin.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ljupka Pançevska, drejtoreshë ekzekutive e Junior Achievement Macedonia dhe DFIZHT Festim Halili, i cili theksoi se: “Junior Achievement Macedonia është partneri ynë afatgjatë, me të cilin punojmë në drejtim të nxitjes së të menduarit kreativ, stimulimit të zhvillimit të sipërmarrësve të ardhshëm dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Jam i lumtur që me këtë marrëveshje edhe këtë vit një numër i madh i të rinjve do të kenë mundësinë të bëhen sipërmarrës të ardhshëm”.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=757905802566555&set=pcb.757905975899871
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…