Zëvendës drejtori Asani mori pjesë në fillimin e ndërtimit të fabrikës së re në TIRZ Shkupi 2

Në TIRZ Shkupi 2 së bashku me drejtoren Sllavica Kutirov morëm pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të fabrikës së re.

Fillimi i ndërtimit të fabrikës së re të kompanisë më të madhe farmaceutike gjermane – “Gereshajmer” në Tirz Shkupi 2 është konfirmim për politikat e mira ekonomike dhe masat, të cilat ndërmerren për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, ku kompanitë kanë mundësi për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të investimeve.

Në këtë drejtim, Drejtoria e Doganave do të vazhdojë me zbatimin e masave për lehtësimin dhe përshpejtimin e tregtisë si parakusht i rëndësishëm për forcimin e konkurrencës së kompanive vendase dhe të huaja në vend.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…