Besimi: Politika konsistente dhe të qarta për përballimin e krizës dhe përkrahjen e rritjes

Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq politika makroekonomike konsistente, të mirëfillta dhe të qëndrueshme. Realiteti i ri i imponuar nga disa kriza të njëpasnjëshme kërkon që të jemi të gatshëm të zbatojmë politika adekuate dhe efikase, shumica e të cilave kërkojnë reagime të shpejta, duke mbrojtur në të njëjtën kohë financat publike. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili mori pjesë në Forumin e Dytë Ekonomik të Shkupit, të organizuar nga Forumi Ekonomik Delphi dhe Asociacioni i Biznesit Grek.

“Në një mjedis të tillë global, fokusohemi në uljen e kostove dhe realizimin e tyre në mënyrë më efikase. Të japim sinjale të qarta për politikat, që nënkuptojnë se jemi të vendosur të udhëheqim politika makroekonomike dhe fiskale, që paraqesin konsolidim fiskal dhe njëherazi masa që do të jenë të targetura. Në këtë mënyrë, përcjellim mesazh dhe kredibilitet të qartë në politikat, të cilat ofrojnë hapësirë që të kemi kërkesa përkatëse mbi letrat tona me vlerë kur do të plasohemi në tregun ndërkombëtar”, theksoi ministri Besimi.

Ai theksoi se udhëheqja e politikave të mirëfillta makroekonomike është në drejtim të përkrahjes së rritjes ekonomike. “Në këtë drejtim bëhen edhe ndryshime strukturore në strukturën e shpenzimeve. Në Ligjin e Buxheteve tashmë janë inkorporuar një pjesë e këtyre mekanizmave që japin një siguri të këtillë. Dixhitalizohet sistemi i Thesarit, si dhe krijohet Njësia e Re e Investimeve Kapitale.

Në strukturën e shpenzimeve tashmë po bëhen disa ndryshime, në mënyrë që në këtë vit gjatë së cilit kemi akoma masa të përballimit me krizën, nga deficiti total buxhetor i cili është në nivel prej 4.6% ose prej 700 milionë eurosh, 250 milionë euro prej tyre, janë mjete të rezervuara të masave antikrizë, gjegjësisht për masat antikrizë është dedikuar 1.6%. Pa këto masa antikrizë, në rrethana normale do të kishim deficit prej 3%. Gjithashtu, shpenzimet kapitale janë në nivel prej 800 milionë eurosh. Me një strukturë të tillë, krijojmë kushte për përkrahjen e rritjes, me ç’rast shpenzimet kapitale janë në nivel prej 5.2% të PBB-së, që në strukturën paraprake varionin prej 2 deri në 3%, theksoi ministri i Financave.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…