Shaqiri priti në takim ambasadoren suedeze, Ami Larsson Jain

Përkrahja e vazhdueshme e Suedisë në kualitetin e procesit arsimor ishte tema të cilës i kushtuam vëmendje në takimin e sotëm me Ambasadoren e Suedisë në Shkup, shkëlqesia e saj, Ami Larsson Jain. 

MASH vetëm në dy vitet e kaluara ka investuar në pajisje shkencore për laboratoritë e 265 shkollave fillore me qëllim të rritjes së kualitetit mësimor në lëndët gjegjëse. Me përkrahje dhe finansim nga organizata SIDA, arsimtarët e lëndëve shkencore u trajnuan se si t’i përdorin pajisjet në laboratoritë e shkollave fillore. Trajnimet u realizuan nga prizmi ekologjik dhe i ndryshimeve klimatike, që ishte njohuri shtesë dhe e cila pastaj u transmetua tek nxënësit.  

Diskutuam edhe për digjitalizimin e teksteve shkollore dhe reformat në arsimin fillor. E njoftova ambasadoren z. Larsson Jain për ndryshimet ligjore në arsimin e mesëm dhe arsimin e mesëm professional.  

Suedia ka një model të mirë arsimor dhe biseduam që të gjejmë mënyra atë përvojë ta bartim përmes trajnimeve për mësimdhënësit.  

Shpreha falenderimet për përkrahken e deritanishme, duke e inkurajuar për përkrahje të mëtutjeshme.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…