Kryeparlamentari Xhaferi shprehu nderimet në Prekaz

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me përfaqësues tjerë të jetës politike në vend u bashkëngjit aktiviteteve të cilat tradicionalisht organizohen në Republikën e Kosovës për të shënuar përvjetorët e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë vit, shënohet përvjetori i 25. jubilar i asaj epopeje dhe krahas evenimenteve tjera, Kryetari Xhaferi, me vënien e kurorës me lule të freskët mbi varrin e themeluesit të UÇK-së, heroit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes guximtare Jashari në Qendrën Memoriale Prekaz, në Drenicë, e shprehu respektin e tij për rezistencën e guximshme të gjithë familjes Jashari, sakrifica e të cilëve, lufta për liri dhe çlirim të atdheut ishte shumë më e rëndësishme se jeta e tyre personale të cilën e dhuruan për të hapur rrugën drejt një qëllimi shumë më të lartë. 

Gjithë evenimenti zhvillohet në prezencën e luftëtarëve të dalluar aktualë dhe të mëparshëm për liri, të përfaqësuesve politikë nga vendi dhe rajoni dhe anëtarëve të familjeve të bashkëluftëtarëve. Qendra Memoriale në Prekaz është përmendorja më e rëndësishme dhe më pikëlluese e luftës për liri dhe përkujtues i cili i frymëzon edhe gjeneratat aktuale dhe të ardhshme që mos e harrojnë amanetin e gjeneratave të mëparshme.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…