BDI: Marrëveshja historike për Korridorin 8 dhe 10D u firmos, urime qytetarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes për ndërtimin e projektit historik Korridori 8 dhe 10 D në mes të Qeverisë dhe përfaqësuesve të konzorciumit ndërkombëtar, Bechtel Enka.

Kjo ëndërr e madhe për qytetarët dhe vendin më në fund po realizohet.

Bashkimi Demokratik për Integrim uron qytetarët për këtë arritje historike, ndërsa realizimi i investimit më të madh kapital në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuoje jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe modernizimin e saj por edhe në cilësinë e jetës, ekonominë e vendit si dhe lidhjen me rrugë më cilësore me vendet fqinje si dhe me Korridoret ndërkombëtare.

Projekti Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 Km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, kurse Korridori 10-D do të lidh Prilepin dhe Manastirin dhe si projekt shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, derisa periudha e realizimit të projektit është 6 vite nga fillimi i punimeve.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë fuqishëm të kontribuojë në realizimin e projekte madhore të cilat janë në të mirë të qytetarëve dhe mbarë vendit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…