Kryeparlamentari Xhaferi fton për 8 mars edhe ish deputetet

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e caktoi dhe kryesoi me Seancën e parë plenare për avancimin e barazisë gjinore në të cilën shqyrtohej Informacioni për avancimin e çështjeve gjinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithsesi se mbajtja e seancës së këtillë pikërisht sot, më 8 Mars, kur shënohet Dita ndërkombëtare e gruas kishte simbolikë të veçantë, respektivisht, evenimenti ishte në 20 vjetorin jubilar të themelimit të Klubit të Deputeteve. Në seancë, krahas përbërjes së rregullt parlamentare, ishin të ftuara edhe ministret dhe zëvendësministret në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ish ministre dhe deputete në periudhën prej vitit 2003, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare si NDI-ja, OSBE-ja dhe UN Woman.   

Kryetari Xhaferi, në fjalën e vet hyrëse ju uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve  dhe e përshëndeti punën dhe sukseset e Klubit të Deputeteve në 20 vitet e kaluara. Theksoi se në dhomën ligjvënëse janë miratuar ndryshime ligjore jashtëzakonisht të rëndësishme që kanë qenë në drejtim të barazimit, përmirësimit, mbrojtjes, avancimit dhe vlerësimit të statusit dhe kontributit të gruas si anëtar i barabartë në bashkësinë shoqërore që mos ketë diskriminim, jobarazi, ekskluzivitet të burrave përkundër grave dhe risia e fundit, gjegjësisht, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor. Drejtoi mesazh për të gjitha gratë – të jenë të zëshme, të guximshme, lidere të patrembura në ndërtimin e shoqërisë më humane, më demokratike dhe të barabartë, ku rëndësia, vlera dhe kontributi në familje, në shoqëri dhe shtet është e pacenueshme.    

Aktivitet plotësues për shënimin e 8 Marsit ishte edhe solemniteti i rastit që u mbajt në Sallën e Kristaltë dhe ku Kryetari Xhaferi potencoi se Klubi i Deputeteve është bashkim unik i fuqisë dhe bashkim i forcave të ndryshme politike në një opsion të vetëm dhe unik për një botë më të mirë, më humane dhe shprehu respekt për sukseset e arritura deri tani të Klubit. Në solemnitet u drejtuan edhe të pranishëm të tjerë dhe u ndanë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë. Përshëndetjen e vet e përfundoi me drejtimin e urimeve për Ditën ndërkombëtare të gruas ndaj të gjitha pjesëtarëve të gjinisë femërore.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…