Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim lamtumire ambasadorin polak Ticinjski

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti në vizitë lamtumire ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  Sh.T. Vojcieh Ticinjski.

Me këtë rast, Kryetari Xhaferi e potencoi rolin e ambasadorit Ticinjski në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Polonisë.   Ai theksoi se Republika e Polonisë tradicionalisht numërohet ndër partnerët e rëndësishëm të jashtëm-politikë dhe ekonomikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e sugjeruar faktin se shteti jonë është për zhvillim të vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale miqësore ndërmjet dy vendeve në të gjitha nivelet.

Njëherazi, Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen polake për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe për qëndrimin e tyre se procesi i zgjerimit nuk do të jetë i përfunduar derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mos bashkëngjiten në BE.

Ambasadori Ticinjski theksoi se, gjatë mandatit të tij, ai është zotuar për “dy qëllime strategjike” – mbështetjen e procesit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në nivelin më të lartë, duke potencuar se politika e tyre për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit tonë nuk do të ndryshohet.

Duke i uruar fat në karrierën e tij të mëtejme, Xhaferi shprehu bindje se Polonia do të vazhdojë të jetë mbështetës i fuqishëm i vendit tonë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…