“Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”/ Ahmeti: Evokuam kujtimet e veprimtarisë atdhetare dhe nderuam figura meritore të kombit

Nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti sot u bë prezantimi i dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke shpjeguar për këtë periudhi tregoi se gjeneralët shqiptarë ishin të njoftuar hollësisht saqë dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë.

42 vjetori i fillimit të demonstratave studentore në Prishtinë na shërbeu si shkas dinjitoz dhe meritor për të na bërë bashkë sot në zbulimin dhe zbardhjen e dosjeve të shërbimit sekret jugosllav mbi veprimtarët shqiptarë nga viti 1945 deri në luftërat çlirimtare.

Sot evokuam kujtimet e të gjithë veprimtarisë ilegale atdhetare dhe nderuam figura meritore të kombit.

Madhështinë e asaj periudhe atdhetare, sot e dokumentuam edhe institucionalisht përmes një botimi ekskluziv faktesh e dokumentesh me titull “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, dhe nuk ndalemi këtu, por bashkë me Institutin për Trashëgimi Shpirtëror dhe Kulturore të Shqiptarëve do të vijojmë me vëllime tjera për ta zbardhur çiltërsinë e lëvizjes kombëtare.

Nder i veçantë ishte edhe ndarja e dosjeve sekrete të veprimtarisë atdhetare për Qemal Agollin, Sadudin Gjurën, Tahir Hanin dhe Adem Demaçin, familjarëve të tyre në shenjë kujtimi dhe krenarie për sakrificën dhe qëndresën heroike përballë represionit të regjimit të kohës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë veprimtarët e ilegales sonë kombëtare!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=749967589830699&set=pcb.749968576497267
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…