Osmani për vizitë zyrtare në Suedi – Kryesuese e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër, më 15 mars 2023, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, kryesuese aktuale e Këshillit të BE-së. Në delegacionin e Ministrit Osmani është edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Arbër Ademi.

Ministri Osmani do të ketë takim me homologun e tij suedez, Ministrin e Punëve të Jashtme Tobias Bilstrom, si dhe me kryetarin e Parlamentit suedez, Andreas Norlen dhe drejtoren e përgjithshme të Agjencisë Suedeze për Zhvillim (SIDA), Karin Jemtin.

Në fokus të bisedimeve me bashkëbiseduesit do të jetë procesi ynë i anëtarësimit në BE dhe prioritetet e Suedisë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të kryesimit aktual të Bashkimit Europian, kryesimit tonë të OSBE-së me theks në çështjet politike dhe të sigurisë në dritën e invazionit rus ndaj Ukrainës, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe marrëdhënieve bilaterale dhe ndihmës zhvillimore suedeze për shtetin tonë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…