Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim filantropin amerikan dhe Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, Alexander Soros.
Grubi ka shpërndarë në rrjetin social disa fotografi nga takimi i sotëm teksa ka treguar dhe temat për të cilat kanë diskutuar.
Statusi i plotë:
Bashkëbisedim miqësor mbi situatën aktuale politike, perspektivën europiane të vendit dhe mbarë rajonit me filantropin amerikan dhe Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, z. Alexander Soros.