Ahmeti nga Ohri: Shpresoj në vendime të duhura për të ndërtuar të ardhme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mëngjesin e sotëm ka qëndruar në Ohër.

I shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ahmeti ka zhvilluar takim me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi Ahmeti-Kurti vjen para takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta realizojë në Ohër me presidentin Serb, Aleksandar Vuçiq, ku do të diskutohet për marrveshje finale mes dy vendeve.

Të pranishëm në hapësirat ku po mbahet takimi janë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, por edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, partia e të cilit është në kolaicion qeveritar.

Ahmeti tha se shpreson se në këtë takim do të merren-“vendimet e duhura për të ndërtuar të ardhmen”.

Ai konfirmoi se vendi ku po mbahet takimi Kosovë-BE-Serbi është i njëjti me atë ku janë zhvilluar bisedimet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pas konfliktit të vitit 2001.

“Këtu është  arritur Marrëveshja e Ohrit, por palët (BE-Kosovë-Serbi) janë dakorduar që në Ohër të bëhet ky takim,  si një vend neutral dhe institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, i kanë marrë të gjitha masat që ky moment të shkojë sa më mirë”, deklaroi Ahmeti.

Qëndroj në mbështetje të fuqishme të Kosovës në momentet vendimtare në dialogun e saj me Serbinë dhe në të gjitha hapat e mëtejmë për rrumbullakësimin e plotë të shtetësisë së saj në të gjitha nivelet ndërkombëtare.

Këtë ia shpreha sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në takimin që e patëm bashkë në Ohër.

Kosova e pavarur është realitet dhe drejtësi e ardhur në vendin e vet e konfirmuar edhe nga Europa dhe SHBA-të që nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë.

Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjelltë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor, ka shkruar kështu Ahmeti.

https://www.facebook.com/photo?fbid=753634699463988&set=pcb.753634759463982
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…