Na jepni më shumë integrim në BE, para anëtarësimit!

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Romë dhe pjesëmarrjes në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, mori pjesë edhe në Konferencën “Vizione të reja për Ballkanin Perëndimor: anëtarësimi në BE dhe siguria rajonale”, në bashkëorganizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Roma dhe Observatorit Ballkan nga Trento.

Osmani theksoi domosdoshmërinë e një tranzicioni të suksesshëm socio-ekonomik dhe inkurajimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE edhe para anëtarësimit.

“Ajo që na duhet për të rikthyer trendin pozitiv për të mbështetur procesin e integrimit europian mund të përkufizohet thjesht si arritje e integrimit më të madh dhe më të thellë qysh para anëtarësimit. Është e rëndësishme që qytetarët tanë të shohin një ndryshim për mirë në jetën e tyre të përditshme”, theksoi Ministri Osmani.

“Ne kemi dëshmuar se jemi partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i BE-së dhe NATO-s, kontribuojmë pozitivisht në stabilitetin rajonal duke mbështetur fqinjët tanë në tejkalimin e çështjeve të hapura bilaterale, siç është takimi i fundit i Dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili u zhvillua në Ohër, dhe duke inicuar formate të reja bashkëpunimi, si Iniciativa 8 përgjatë Korridorit 8 me Bullgarinë, Italinë dhe Shqipërinë, iniciativën B6 dhe iniciativën më të re Katërshen Evropiane – Quad-in e BE-së të atyre vendeve nga Ballkani Perëndimor që kanë harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, theksoi Osmani.

Krahas nikoqirit – Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, morën pjesë ministrat e punëve të jashtme të vendeve të rajonit, Ministri i Punëve të Jashtme suedez Tobias Bilstrom, Komisioneri Europian për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Oliver Varheji, së bashku me ekspertë të njohur dhe analistë politikë nga think-tenk institute nga rajoni.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…