Shaqiri: Të rinjtë zgjedhin të studiojnë dhe punojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, është takuar me Hira Memetin, gjysmë-maturante në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Shkup, me të cilën ka diskutuar për planet e saj të ardhshme për vazhdimin e arsimit të mesëm dhe të lartë në vend. Nxënësja e klasës së nëntë theksoi se e sheh veten si programuese e suksesshme që do të ndërtojë karrierë profesionale në sektorin e IT. Ajo dëshiron të vazhdojë shkollimin në Gjimnazin Matematiko-Informatikë.

“Pata rastin të bisedoj me këtë maturante jashtëzakonisht të talentuar për planet e saj për të ardhmen për të vazhduar shkollimin dhe për të ndërtuar karrierë të suksesshme profesionale pas përfundimit të arsimit të lartë . Krahas procesit të rregullt edukativo-arsimor dhe sukseseve të arritura në shkollë, Hira e shfrytëzon kohën e lirë për të përmirësuar dhe përvetësuar njohuri dhe aftësi në fushën e shkencave të informacionit. Nga ajo që kam dëgjuar, zgjedhja e fushës së IT-së është trend tek të rinjtë dhe nga brezi i saj”, thotë ministri Shaqiri pas bisedës me studenten.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vazhdimësi krijon politika dhe masa për stimulimin e nxënësve për orientim drejt arsimit të mesëm profesional, krijon profile të reja arsimore dhe rrit numrin e dy paraleleve në shkollat e vendit, si dhe inkurajon gjimnazistët që të vazhdojnë shkollimin në një nga fakultetet teknike.

„ I jap mbështetje të plotë të gjithë të rinjve që e shohin të ardhmen e tyre në shkencë, teknologji informacioni dhe industrinë mekanike dhe përveç kësaj, ne do të vazhdojmë t’i stimulojmë ata të qëndrojnë dhe të vazhdojnë zhvillimin e tyre arsimor dhe profesional këtu në shtëpinë e tyre, ku e kanë vendin . Kemi hapur shkollë të mesme matematiko-informatike për të rinjtë e talentuar, si dhe ndajmë bursa për gjimnazistët e talentuar të këtyre fushave, si dhe bursa për regjistrim në fakultetet e IT. Kjo është e ardhmja dhe prandaj i këshilloj të gjithë maturantët që në prag të regjistrimit në shkollën e mesme të fokusohen në shkollat profesionale dhe sidomos të vazhdojnë në një nga fakultetet teknike që premtojnë një të ardhme më të mirë këtu në vendin e tyre. ”, thotë Shaqiri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…