Rexhepi: Kemi prioritet përmirësimin e kushteve të jetesës për romët

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi mori pjesë në konfrrencën “Strategjia për romët, progresi dhe hapat e ardhshëm” organizuar nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku pati rastin të ju drejtohet të pranishmëve.

Republika e Maqedonisë së Veriut gjithmonë mund të mburret me synimet e saj të sinqerta për integrimin e romëve. Kjo dëshmohet nga përmendja e romëve në Kushtetutë, strategjitë dhe planet e veprimit dhe ndarja e burimeve financiare për romët. Nuk është një kërkesë për ndihmë, por një pozicionim i arsyeshëm për të arritur qëllimin tonë me vizion, intelekt, guxim dhe besnikëri në shoqëritë ku jetojmë. Ne duhet t’i qasemi asaj jo nga një pozicion dobësie, dëshpërimi, por nga një vend dinjiteti, vlere dhe fuqie tha Rexhepi.

Në Planin Strategjik të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për 2022-2025 janë përcaktuar prioritetet strategjike, duke përfshirë prioritetin Përmirësimi i infrastrukturës rezidenciale dhe asaj komunale. Për realizimin e këtij prioriteti strategjik janë përcaktuar si synime prioritare:
Shpërndarja e banesave sociale për grupet e rrezikuara sociale të qytetarëve dhe ndërtimi dhe rikonstruimi i sistemeve të furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të zeza, që do të çojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës shtoi në fjalimin e tijë Rexhepi.

Në këtë drejtim, në aspektin e realizimit të projekteve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve deri më tani në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete për të mbështetur zbatimin e Dekadës dhe Strategjisë për Romët, duke realizuar projekte kapitale, përkatësisht një projekt nga fusha e banesave sociale dhe projekte të ndryshme nga fusha e infrastrukturës komunale përfundoi fjalimin zëvendës ministri Rexhepi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…