Osmani nga Gjeorgjia nis vizitën e tij në Kaukazin e Jugut si kryesues i OSBE

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga dita e nesërme nis vizitën në Kaukazin e Jugut. Vizitën katërditore në Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Armeni, Osmani do ta nisë nga Tbilisi.

Në agjendë ministri Osmanit ka takime me përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Gjeorgjisë, Presidenten Salome Zurabishvili dhe Kryeministrin Irakli Garibashvili. Përveç takimit, Osmani dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Ilia Darçiashvili, do të kenë edhe një deklaratë të përbashkët për media.

Kryesuesi Osmani do t’i përcjellë Gjeorgjisë mesazhin për rëndësinë e rolit të Gjeorgjisë si vend pjesëmarrës i OSBE-së, i cili është vend kyç për iniciativat ndërrajonale, dhe porosinë se OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje thelbësore në zbatimin e angazhimeve në tre dimensione, që do të kontribuojë në zbatimin e procesit të reformave të brendshme.

Osmani do të bisedojë edhe me Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga Kuvendi i Gjeorgjisë, si dhe me përfaqësues të sektorit civil dhe të pakicave kombëtare. Në kuadër të vizitës, së bashku me Misionin Monitorues të Bashkimit Evropian në Gjeorgji, Osmani do të zhvillojë takime në terren me qytetarë nga rajonet e prekura për të mësuar më shumë për sfidat me të cilat ballafaqohen vet ata.

Vizita e Osmanit vazhdon në Baku të Azerbajxhanit, ku do të zhvillojë edhe takime me kreun e shtetit. Osmani do ta përfundojë agjendën për Kaukazin e Jugut në Armeni.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…