Ahmeti: Negociatat me BE-në, meritë e të gjithëve

Drita jeshile për negociata me Bashkimin Evropian është meritë e qytetarëve dhe të gjitha partive politike, thotë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në pyetjen se kujt i takojnë meritat për ofrimin e rrugës drejt BE-së.

Të gjitha partitë politike, si orientim parësor e kanë pasur anëtarësimin në NATO dhe në BE. Edhe kur vitin e kaluar nuk morëm datë për negociata dhe kur vendin e kaploi një gjendje dhe revoltë e rëndë, me thënë të drejtën - në takim te presidenti të gjithë u deklaruam se për vendin tonë nuk ka alternativë pos NATO-s dhe BE-së. Dhe kjo më pati bërë shumë optimist dhe tani e dimë se në qershor veçmë nisim bisedimet për standardet që kërkon Evropa. Nuk do të thosha se ky apo ata janë meritor, por meritor është vullneti i fortë i qytetarëve që kanë pritur dhe kanë investuar me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen e partive, me çka mbështetën edhe rrugën e vendit drejt NATO-s dhe BE-së, tha Ahmeti.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti deputetin Vengu në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 12 maj 2026 Kryetari Ali Ahmeti takoi z. Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit…

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…