Xhaferi në Pragë takon homologët sloven dhe gjeorgjian

Gjatë Konferencës vjetore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së ku janë ftuar edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim a e cila mbahet në Pragë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takime bilaterale me Shalva Papuashvilin, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë dhe me Marko Lotriçin, Kryetarin e Këshillit Nacional (Dhomës së Epërme) të Republikës së Sllovenisë.

Në takimin me Kryetarin Gjeorgjian të Parlamentit, u theksua se Gjeorgjia është vend i vogël me aspirata të fuqishme për integrim euroatlantik dhe në këtë kuptim, u kërkua mbështetje nga ana jonë dhe ndarje e përvojave të dobishme nga rruga jonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. 

Kryetari Xhaferi potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, duke i marrë parasysh të gjitha vështirësitë me të cilat fillimisht u ballafaqua për anëtarësimin në NATO e mandej procesin e gjatë deri në konferencën e parë ndër-qeveritare dhe fillimin e procesit të skriningut, jep mbështetje të padyshimtë ndaj të gjitha shteteve që synojnë kah integrimi euroatlantik dhe është e gatshme ti ndajë të gjitha përvojat e veta në nivelin parlamentar. Në takim ishte e pranishme edhe Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Evropiane e Gjeorgjisë, Maka Bothorishvili dhe në këtë kontekst, u theksua se këmbimi i përvojave ndërmjet dy dhomave ligjvënëse në drejtim të eurointegrimit do të ishte sidomos e mirëseardhur përmes komisioneve të çështjeve evropiane.

Gjatë bisedës me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Sllovenisë, Marko Lotriç, u potencua mbështetja e vazhdueshme e Sllovenisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, a u këmbyen opinione edhe për ngjarjet aktuale në Evropë, për sfidat e çmimeve të larta të energjensëve dhe ushqimit, për rrjedhat e migrimit dhe nevojën për një bashkëpunim më të afërt me qëllim të integrimit më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

U bisedua edhe për diasporën maqedonase në Slloveni, e cila është integruar mirë në vend dhe paraqet edhe një element të ndërlidhjes së dy shteteve.   

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…