Ahmeti realizoi takim me ambasadoren greke, Sophia Philippidou

Kryetari i BDI, z. Ali Ahmeti sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Helenike, znj. Sophia Philippidou.

Në takim, Ahmeti dhe Philippidou kanë biseduar rreth skriningut dhe rrugës së integrimit europian, frontin pro-europian dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese, si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe situatën në rajon.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është garancë shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin në këtë pjesë të Europës dhe Greqia vazhdon të jap përkrahjen e saj për përfundimin e procesit integrues.

Ahmeti theksoi që procesi i ndryshimit të Kushtetutës duhet të realizohet përmes procesit të gjerë konsultativ, tashmë të filluar dhe të përfshirë edhe ekspertët, shoqëria civile, partitë politike dhe profesorët universitar, si ndryshime të domosdoshme për faktin se janë kusht për vazhdimin e rrugës europiane.

Greqia është e përkushtuar fuqishëm në mbështetje të integrimit europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…