Ali Ahmeti uron Pashkët besimtarëve ortodoks

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.

`Të nderuar besimtarë ortodoks,

Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat.

Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe solidaritetet.

Ju uroj shëndet juve dhe të gjithë qytetarëve, paqë e rehati shpirtërore në këto ditë feste dhe lutem për të gjithë ata që po sakrifikojnë për të na dal në ndihmë dhe për të na mbrojtur.`shkruan Ahmeti.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…