Kryeparlamentari Xhaferi mban fjalim në Konferencën rajonale europiane të 50-të të Interpolit

I nderuar ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski,

I nderuar kryetar i INTERPOL-it, gjeneral major Ahmed Naser Al-Raisi, 

Të nderuar anëtarë ekzekutivë të Komitetit Ekzekutiv dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme,

Të nderuar përfaqësues të pushtetit lokal,

Zonja dhe zotërinj,

Është nder dhe kënaqësi t’ju përshëndes në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dhe mysafirëve të nderuar tu uroj mirëseardhje në vendin tonë. 

Mbajtja e Konferencës së 50. rajonale evropiane e INTERPOL-it në suazat e shënimit të 100 viteve të themelimit të INTERPOL-it dhe 30 viteve të bashkëngjitjes së vendit tonë, menjëherë pas shënimit të 7 Majit, Ditës së policisë, për ne si vend paraqet shenjë të mbështetjes dhe besimit të fuqishëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në udhëheqësinë e saj dhe në nëpunësit policorë.  Edhe unë, do e shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur respektin tim të madh ndaj gjithë mundit dhe angazhimit të dhënë deri tani pa rezervë të forcave policore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të sundojë paqja dhe të respektohet rendi dhe rregulli kushtetues, që të jenë qytetarët dhe prona e qytetarëve dhe shtetit, e sigurt dhe e mbrojtur. Me ç’rast, ballafaqohen me kanosje dhe rreziqe të drejtpërdrejta ndaj integritetit trupor, shëndetit mental dhe shpirtëror. Ato janë në vijën e parë të parandalimit të dukurive negative të dhunës, të veprave kriminele dhe penale të cilat mbjellin frikë, shqetësim dhe ndjenjë të cenueshmërisë së secilit prej nesh. Tani më shumë se kurdoherë, sepse lajmet e tmerrshme që vijnë nga fqinjësia jonë e afërme nuk janë aspak për neglizhencë. Përkundrazi, ato janë alarm për veprim urgjent dhe të përgjegjshëm të secilit në fushëveprimin e vet. Barra që e mbani nuk është e lehtë, por unë jam i bindur se ndarja e asaj barre me një organizatë 100-vjeçare me renome siç është Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminele – INTERPOLI, përmes vendosjes së urave të forta të bashkëpunimit në nivelin rajonal dhe global në të kaluarën, aktualisht dhe jam i bindur edhe në të ardhme, është modeli më i suksesshëm i arritjes së rezultateve më të mira. Unë ju inkurajoj të vazhdoni me një dinamikë akoma më të madhe të pasuroni këtë bashkëpunim, me përkushtim dhe përgjegjësi, sepse policia është e suksesshme vetëm kur ka bashkëpunim të ndërsjellë, kur ka kolegjialitet dhe respekt. 

Qytetarët janë të qetë dhe të sigurt kur e dinë se Ju kujdeseni për sigurimin e zbatimit të ligjeve, respektimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tyre dhe për ruajtjen dhe kultivimin e demokracisë.

Le të jetë kjo inkurajim për Ju për kryerje akoma më të zellshme të detyrës Tuaj, që besimi dhe respekti i qytetarëve të jetë prej dite në ditë gjithnjë më i lartë dhe më i lartë. Ju uroj edhe 100 vjetorë të ri dhe të suksesshëm! Bota le të jetë vend i sigurt për të gjithë!

Ju faleminderit për vëmendjen!        

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…