Kryeparlamentari Xhaferi takon kryetarin e Interpol, Al Raisi

Në takimin e sotëm me kryetarin e Interpol-it, Ahmed Naser Al-Raisi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përshëndeti Konferencën Rajonale Evropiane të Interpol-it, që zhvillohet në Ohër, duke potencuar se si shtet na paraqet kënaqësi të madhe që ky eveniment mbahet pikërisht te ne dhe pikërisht në 30-vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Policisë Kriminele.

Kryetari nënvizoi se ne si shtet anëtar në NATO, i zbatojmë të gjitha standardet e sigurisë që kërkohen prej nesh  dhe në këtë drejtim, marrim pjesë aktive edhe në aktivitetet e përbashkëta me Interpolin, me ç’rast japim kontribut serioz në sigurinë globale, si në rajon, ashtu edhe më gjerë. E theksoi rolin e Kuvendit në raport me kornizën legjislative rreth sigurimit të funksionimit të papenguar të institucioneve tona të sigurisë. E theksoi edhe rolin e kontrollit demokratik të parlamentit mbi shërbimet e sigurisë, si edhe reformat që i kemi bërë në këto fusha. Në vazhdim, e shprehu edhe qëndrimin e vendit tonë në drejtim të luftës në Ukrainë, duke theksuar se “Si vend, ne e dënojmë agresionin nga ana e Rusisë në Ukrainë dhe japim kontributin tonë maksimal si një partner i besueshëm i NATO-s, në kontekst të çdo ndihme dhe mbështetje që nevojitet”.

 Kryetari i Interpolit, Ahmed Naser Al-Raisi, falënderoi për takimin me Kryetarin Xhaferi, për pritjen e ngrohtë në vendin tonë dhe organizimin e shkëlqyer të konferencës së Interpolit. Me ç’rast, shprehu mirënjohje dhe respekt të madh ndaj MPB-së si edhe forcave policore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjithë angazhimin e tyre rreth evenimentit. Theksoi se prezenca e Kryetarit Xhaferi në konferencën në Ohër, për të paraqet mbështetje e Kuvendit për policinë. Po ashtu potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet pa dyshim vend lider në rajon në raport me bashkëpunimin e sigurisë dhe gjithsesi partner i besueshëm në kuadër të Interpolit, vend te i cili mund të mbështeteni në luftën kundër krimit dhe sfidave të sigurisë që na presin. Në këtë kontekst, e theksoi mundësinë që në periudhën e ardhshme në këtë rajon apo në vendin tonë, të themelohet Byroja Rajonale e Interpolit, që akoma më shumë do e përforconte komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve të rajonit në suazat e kësaj organizate. 

Në fund të dy bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm të suksesshëm për rezultate efektive në sferën e sigurisë.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…