Osmani – Martin: Irlandës iu desh ta ndryshonte Kushtetutën për t’u anëtarësuar në BE, por ia vlejti

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes i Irlandës, Michael Martin, e inkurajoi Maqedoninë e Veriut që të përfundojë me sukses ndryshimet e ardhshme kushtetuese, për përparim të pandërprerë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Martin pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Dublin, theksoi se edhe Irlanda e ka pasur një obligim të tillë para se të bëhet anëtare e Unionit, por se ia ka vlejtur, sepse ka rezultuar në transformim pozitiv të vendit.

“Nga perspektiva e qeverisë irlandeze dhe popullit irlandez,  votuam në referendum për të hequr dorë nga pretendimet tona territoriale ndaj Irlandës së Veriut si pjesë e kompromisit që të gjithë duhej të bënin për të arritur paqen në Irlandë. Kam kënaqësinë të them që ia dolëm. Kemi 25 vjet paqe dhe për brezat e rinj tani, kjo është diçka që duhet të mësohet në librat e historisë për sa i përket konfliktit, sepse realiteti i tyre është realitet paqeje dhe cilësi më e mirë jetese”. -theksoi Martini.

Kreu i diplomacisë irlandeze shprehu mirënjohjen e tij për kryesimin profesional të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, në rrethanat e vështira në të cilat ndodhet bota.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…