BDI: Përkrahja e SHBA-ve është kruciale për suksesin e rrugëtimit tonë europian

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson lartë rikonfimimin e qëndrimit konzistent të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë në përkrahje të aspiratës sonë të integrimit, të shprehur haptazi gjatë vizitës zyrtare që realizoi delegacioni i lartë qeveritar i vendit tonë në Uashington.

Me ndërmjetësimin dhe kontributin paqedashës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri më tani, vendi ynë ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në të gjitha sfidat me të cilat është përballur dhe ka ndërmarrë vendime historike që rezultuan me paqe të brendshme, paqe me fqinjët, integrim në NATO dhe hapje të negociatave me Bashkimin Europian.

Përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kruciale edhe tani në çastet vendimtare kur duhen ndërmarrë vendimet e rradhës për të përshpejtuar hapin në rrugën e eurointegrimit.

Partneriteti strategjik me SHBA-të i bazuar mbi vlerat e paqes, barazisë dhe demokracisë së shëndoshë është garancë e fuqishme suksesi në rrugëtimin tonë europian dhe garancë për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mirënjohje të thellë ndaj rolit konsistent të SHBA-ve për konsolidimin demokratik të vendit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…